Video/ Zjarr i përmasave të mëdha pranë ish-repartit ushtarak në Fier, rrezikohen banesat

01/08/2024 12:30

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë nga flakët pranë ish- repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA