Vihet nën kontroll zjarri në Maliq, zjarrfikësit ndodhen ende afër vatrës

01/08/2024 10:03

Nga strukturat operacionale të Bashkisë Maliq në bashkëpunim me forcat e ushtrisë gjatë ditës së djeshme u punua për izolimin dhe fikjen e zjarrit në ekonominë pyjore Bode-Gorë.

Pavarësisht punës së bërë për shkak të erës dhe llojit të bimësisë mbasdite pati riaktivizim në dy vatra, të cilat vështirësuan ndërhyrjen e forcave.

Sot në mëngjes situata është disi më e qetë dhe zjarri digjet në brendësi. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur 27 ushtarë të Rep.Usht.1033 Drenovë, 15 punonjës nga Shërbimi Pyjor, 11 nga MZSH-ja Maliq dhe 5 punëtorë nga Njësia Adminstrative Gorë, të cilët do të mbajnë në kontroll vijën e mbërritur në varësi me agravimin e mëtejshëm të zjarrit gjatë orëve të mbasdites dhe vështirësive që mund të krijohen, pasi ndërhyrja e forcave shpeshherë vështirësohet.

Zjarri i rënë në orët e vona të ditës së djeshme në fshatin Pleshisht të Njës. Admin.Trebinjë Bashkia Pogradec është fikur rreth orës 24.00 nga ndërhyrja e forcave që u angazhuan për këtë qëllim.

Është komunikuar vazhdimisht me drejtuesit e bashkive dhe të institucioneve shtetërore në nivel vendor për një vëmendje të shtuar lidhur me situatën e krijuar dhe mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve operacionale për ndërhyrje në rast nevoje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA