SPAK po kryen një tjetër aksion në kryeqytet. 

Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, janë firmosur gjashtë masa sigurie.

Dosja ka të bëjë me trafik ndërkombëtar armësh, është bllokuar një arsenal municionesh.

Ndërkohë ditën e djeshme SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë ku lëshoi 30 urdhër arreste.

Operacioni i quajtur “Plumbi i Artë 2” u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave 9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA