Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një kantier ndërtimi në kryeqytet.

Sipas policisë, në godinën që ndodhet në rrugën “Reshit Çollaku”, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që ka nisur një hetim nga grupi hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA