Rritet çmimi i biletave Korçë-Tiranë, shtrenjtohet me 200 lekë ndërqytetas për shkak të luhatjes së tregut të karburanteve
Kryeministri Rama ka publikuar sot pamjet si do duken banesat ku do strehohen banorët të cilët preken nga projekti i transformimit të lumit Lana.
“Mirmëngjes, dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama krahas pamjeve.
Ky projekt është pjesë e planit të përgjithshëm urbanistik të kryeqytetit, duke ndjekur standardet bashkëkohore europiane për investime të tilla madhore.
Projekti përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri”, të cilat do të shtrihen paralel me Lanën, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për qytetarët e Tiranës. Segmenti i ri, i cili do të shtrihet përgjatë 1.8 kilometrave, do të përfshijë edhe ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, me qëllim eliminimin e përmbytjeve të shpeshta dhe zhvillimin urban të zonës përreth.
Top Channel