Prodhonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

01/08/2024 14:14

“Tempulli 2” çon në pranga një tjetër 20-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia e Durrësit bëri me dije të enjten se si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin Artion Mane, 20 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë dy javë më parë u kap dhe një tjetër i ri, 20-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Summer, në kuadër të të cilit vijojnë të jenë në kërkim ende 2 persona të akuzuar për prodhim e shitje narkotikësh, mes tyre dhe drejtori i shkollës artistike Jan Kukuzeli të Durrësit Dashamir Mehmeti ndaj të cilit rëndon dhe akuza e armëmbajtjes pa leje, pasi iu gjet një pistoletë gjatë kontrollit në shtëpi. Pas këtij operacioni, Mehmeti u pezullua nga detyra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA