“Do të bëhet jo për të vendosur gjoba”/ Ish-kryeprokurori për reformën në inspektime: Rama ka këmbëngulur për ta çuar përpara, ministrat…

01/08/2024 23:29

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari foli në “Breaking” me Dafina Hysën për reformën në inspektime, e cila sipas tij ka ecur para falë kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama ka këmbëngulur që inspektimin ta bëjnë autonom, jo me emërimin e ministrave.

Hajdari u shpreh se pasi reforma të mbarojë, ministrat do të binden që është bërë për Shqipërinë.

Dafina Hysa: Reforma në inspektime, a hyjnë ato në çështjet e antikorrupsionit, ku e keni fokusuar punën?

Shkëlqim Hajdari: Ka njerëz në Shqipëri që e dinë që reforma në inspektime është më e rëndësishme pas asaj në drejtësi. Sepse ekonomia shqiptare, sipërmarrja, ka vetëm një metodë që të normalizohet për tu përshtatur në standardet ndërkombëtare, që të përballojë konkurrencën. Kjo bëhet vetëm me anë të inspektimeve.

Dafina Hysa: Cilat janë sfidat që përballeni?

Shkëlqim Hajdari: Draft-ligji i ndryshimit thellësisht për ligjin e organizimit dhe funksionimit të inspektimit ka marrë miratimin e qeverisë. Në shtator besoj që kalon nëpër komisionet parlamentare për t’u votuar. Për herë të parë në Shqipëri ne inspektimin e bëjmë për të mos qenë barrë për biznesin, por rregullator. Ne kemi marrë një reformë të madhe që për herë të parë kur shkohet për inspektim nuk ka gjobë, por këshillime…

Inspektorët do të kalojnë në një konkurs, pastaj me kohën ndahen detyrat. Merita për të çuar përpara këtë reformë është e kryeministrit, Edi Rama, i cili ka orientuar dhe ngulur këmbë që ne inspektimin do ta bëjmë autonom, proces profesional jo me ndikim në emërime nga ministrat. Nuk ka qenqë e lehtë për të arritur këtu, por ka qenë meritë e Ramës. Do të ketë 12-13 VKM. Kjo reformë do të dojë 2 vite e gjysëm.
Pasi të mbarojë kjo reformë që është nisur në rrugë të mirë, Shqipëria bën një reformë në fushën e entit-rregullator në ekonominë shqiptare të standardit të pjesëve më të mira të produkteve që merr në reformën në drejtësi. Unë pas kësaj reforme të madhe mund të shoh ndonjë vend pune tjetër, nuk rri më inspektor i përgjithshëm.

Dafina Hysa: Prokuror sërish?

Shkëlqim Hajdari: Jo nuk e di, nuk jam kthyer asnjëherë në një vend pune që kam bërë në këto 35 vite pune në shtet. Por me mbarimin e kësaj reforme edhe ndonjë drejtues politik ose ministër, që ka thënë se kjo reformë është bërë për të fuqizuar zotin Hajdari, do të bindet që është bërë për Shqipërinë, për biznesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA