Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë shoferi

01/08/2024 21:18

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën  Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj.

Sipas burimeve paraprake drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” Aurel Yzeiraj ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vdekjeprurës. Në vendngjarje ka shkuar dhe një mjet zjarrfikës.

“Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Y., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA