Administrata, jo më me orar 8:00-4:30, qeveria miraton vendimin: Punonjësit mund të shkojnë në punë kur të duan, mjafton që…

01/08/2024 10:28

Punonjësit e administratës do të kenë fleksibilitet në oraret e punës, duke pasur mundësi të përcaktojnë vetë kur do të nisin ditën e punës.

Vendimi, që u propozua dy javë më parë, u miratua këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Për të garantuar që administrata publike, të jetë një punëdhënës më tërheqës, parashikohet për herë të parë koncepti i orëve fleksibël, me qëllim jo vetëm optimizimin e gjithë procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike, por mbi të gjitha për të garantuar një balancë më të mirë midis punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve brenda administratës shtetërore. Punonjësit mund të zgjedhin të nisin ditën e punës më herët dhe ta përfundojnë më herët ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojnë më vonë”, shpjegoi ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Kusht është që të plotësohet orari i plotë, pra 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte dhe që punonjësit të jenë në punë çdo ditë në oraret 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA