Zjarri në Shëngjin, reagon kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu: Po marrim të gjitha masat që mos të…

31/07/2024 11:18

Zjarri që ra në Shëngjin frikësoi banuesit e zonës, por edhe pushuesit, me flakët që përhapeshin me shpejtësi në të gjithë zonën, duke rrezikuar edhe ndërtesat.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, është shprehur me anë të një postimi se po merren të gjitha masat që kjo histori të mos përsëritet më.

“Falë erës së fortë që e ka shpërndarë zjarrin në një shpejtësi të frikshme. Avionët erdhën dje, s’kishin si vinin natën, mjetet e tjera nuk fluturojnë natën. Ata kanë ardhur dje dhe kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ta mbajtur larg zonave të banuara dhe resorteve, nuk ka pasur cenim të zonave akomoduese.

Sot po marrim të gjitha masat që të mos përsëritet kjo histori. Shumë pushues i ka kapur paniku dhe kanë qenë të rënduar, kanë parë flakë, tani nuk kemi asnjë arsye që jemi në rrezik.

Pishat, sipas ekspertëve, pasi boçat kërcejnë dhe çojnë flakën, kanë beach bare me kashtë. E kam marrë shqetësimin për energjinë elektrike, po vijoj të komunikoj me zjarrfikësit dhe ushtrinë, kryeministrin, ministrin e Brendshëm, të riun dhe atë që iku”, shkruan Ndreu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA