Zjarri apokaliptik në Shëngjin/ Pemë të kthyera në hi, çfarë lanë pas flakët masive! Zjarrfikësit ndodhen ende në terren

31/07/2024 09:52

Pas orëve luftë me flakët në Shëngjin, duket se nata ka qetësuar gjendjen, pasi disa zona tashmë janë nën kontroll.

Situata e zjarreve po shkojnë drejt përmirësimit, kështu raporton gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda.

Në Ranën e Hedhun, ku situata dje ishte me kritike, deri më tani duket të jetë nën kontroll situata, edhe pse era fryn e fortë herë here pas here.

Edhe në qendër pranë kishës katolike, ku zjarri u aktivizua mbrëmë në orët e vona, flakët janë vënë nën kontroll.

Vijon ende puna e zjarrfikësve në terren, por me intensitet më të ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA