Rritet çmimi i biletave Korçë-Tiranë, shtrenjtohet me 200 lekë ndërqytetas për shkak të luhatjes së tregut të karburanteve Pas më shumë se 24 orë me flakët në Shëngjin është kjo panorama që të ofron sot mali i Shëngjinit.
Një nga bukuritë natyrore në Ranën e Hedhun sot është kthyer totalisht në hi….
Në një nga zonat ku pati situatën më kritike ditën e djeshme ku u duk se flakët morën përpara gjithçka, por ndërhyrja e shpejt e zjarrfikësve bëri që të vihen flaket në kontroll duke shpëtuat këtë bllok banimi dhe banesa të tjera rreth
Në një nga restortet ku ditën e djeshme u rrezikua seriozisht nga flakët, e po ashtu u dogjën çadrat dhe dy bar kafe në breg det, sot pushuesit kanë vijuar normalisht ditët e pushimit.
Ky është mali që mbrëmjen e djeshme, pati vatra të tjera aktive zjarri, ku rrezikohej Kisha Katolike dhe një njësi akomoduese. Ditën e sotme po angazhohen forca të shumta të ushtrisë.
Një zjarr i përmasave të mëdha që ditën e djeshme doli totalisht nga kontrolli, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
Top Channel