Nga ish-gjyqtarja, shefi i Krimeve të Durrësit dhe ish zv.drejtori i burgut/ Cilët janë personat që ranë në pranga gjatë megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”

31/07/2024 15:42

Përgjimet dhe komunikimet që i përkasin 2020 në Sky ECC kanë bindur prokurorët e posaçëm se duhet të kërkojnë 33 masa sigurimi personal.

Midis tyre personazhe të botës së krimit që vazhdojnë të jenë në kërkim si edhe zyrtarë aktualë apo ish zyrtarë policie

Aksioni ku u përfshinë dhjetëra forca policie  është episodi i dytë i “Plumbit të Artë”, çelur  dy vjet më parë dhe që me dëshminë e Nuredin Dumanit u kthye në një  nga çelësat për të hapur kutitë e krimit.

Por rrëfimet e të penduarve sot për sot po konkurrohen nga mijëra biseda ne aplikacione si edhe ky I “plumbit të artë dy” , duke zbuluar emra bashkëpuntorësh të tjerë për 6 vrasje. Si të zbardhura deklarohen krimi i trefishtë në Bradashesh, vrasja e Andi Zylyfit, vrasja e Klevi Brahos dhe vrasja e Klevis Kapllanit.

Në listën e gjatë të të kërkuarve rikthehen Talo Çela, Hajdar Çopja dhe vëllezërit, ndërsa ka masa edhe për Elio Bitrin, si dhe dy oficerë policie, Martin Musaj ish zyrtar i burgjeve që dyshohet se u implikua edhe në sigurimin e mjeteve për të vrarë.

Edhe shefi i krimeve të Durrësit Agustin Cinari dyshohet se shpërdoroi detyrën duke u bërë palë me anëtarët e organizatës kriminale

Ai dyshohet se dha informacion.

Ish gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu përfundoi nën arrest shtëpiak për dy vepra penale.

Në komunikimet mes të dyshuarve tregohet roli I secilit , ndërsa më herët janë prerë 18 masa sigurimi për plumbin e artë 1, midis tyre edhe për shtetas që aktualisht jetojnë në Dubai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA