Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, humb jetën nga asfiksimi 90-vjeçari në Lushnjë

31/07/2024 19:40
Foto Ilustuese

Një 90-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan Bregas, ku 90-vjeçari N. C., në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.

Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA