Kryeprokurori i Vlorës mbetet në burg/ Aurel Zarka ndikoi në çështjen “Toyota Yaris”! Sekuestrohen dosje të tjera, dalin 14 ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë të lidhur me …

31/07/2024 15:23

Gjykata e Posaçme la në fuqi arrestin me burg për Aurel Zarkën, kryeprokurori i Vlorës i cili u pezullua nga detyra pak orë përpara se gjykata të dëgjonte dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho.

Si një i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe për korrupsion, Zarka ka mohuar përfshirjen dhe ka hedhur poshtë  transkriptimet dhe dyshimet se ai ka ndërhyrë për mbylljen e disa hetimeve, në Tiranë dhe në Vlorë.

Ndërkohë gjykata njoftoi se çdo të dhënat e  vendimit që hedh dyshime ndaj kryeprokurorit të pezulluar, një oficereje dhe dy avokatëve në rast se publikohen do të hetohen për akuzën e zbulimin e akteve sekrete. Ky urdhër I gjykatës e bëri të heshtur edhe avokatin mbrojtës të kryeprokurorit Zarka.

Avokati Julian Mërtiri: Të gjitha të dhënat janë sekrete ndalohet të publikohen.

I vetmi që ka dhënë detaje për çështjen është SPAK që ka njoftuar se bëhet fjalë për ndikime tek funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar dosjen Toyota Yaris, që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar.

Për këtë çështje gjatë ditës janë sekuestruar disa dosje e fashikuj njëlloj si edhe për të tjera, si ajo e vendimmarrjeve për hetimin pasuror ndaj të shumë kërkuarit Suel Çela, proceduar nga ish krimet e rënda , apo dy dosje të kultivimit të drogës dhe të një vjedhjeje rrobash në një qendër tregtare.

Jo zyrtarisht TCH mëson se lista e gjyqtarëve ish prokurorëve dhe ish gjyqtarëve të lakuar është përmbi 14, për të cilët tregohet se si është ndërhyrë, por që për SPAK nevojitet të mblidhen prova për të vërtetuar se ata u korruptuan apo u ndikuan. E sigurt është që çështja mbetet e hapur, sepse siç pranon zyrtarisht Spak hetimet vazhdojnë ndaj personave të tjerë, dhe ky rreth është ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA