E PLOTË/ “Plumbi i Artë 2” zbardh edhe dy vrasje të tjera/ Ekzekutimi në rrethana misterioze i Andi Zylyfit dhe Klevi Bahos

31/07/2024 14:30

“Plumbi i Artë 2” zbardh edhe dy vrasje të tjera dhe një atentat.

Ato janë ekzekutimi në rrethana misterioze i Andi Zylyfit, Klevi Bahos dhe atentati ndaj Irfan Azizit, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Vrasja e Andi Zylyfit 13 dhjetor 2019

Andi Zylyfi u vra me armë zjarri në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.. Edhe pse 26-vjeçarit është tentuar t’i jepet ndihma e shpejtë, ai mbërriti pa shenja jete në spital. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim.

Atentati ndaj dy të rinjve është bërë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’ ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të pa ditur.

26-vjeçari, Andi Zylyfi i cili humbi jetën kishte lidhje familjare me dy personat që mbetën të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit në vitin 2018.

Vrasja e Klevi Bahos 1 korrik 2019

Klevi Baho, mbeti i vdekur mesnatën e 1 korrikut 2019 në Peqin, ndërsa vëllai tjetër, Eraldo (Aldo) Baho, u plagos rëndë gjatë një atentati.

Klevi Baho, kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu në Belgjikë, pasi gjykata e kishte dënuar për akuzën e vjedhjes kur iu bë atentat.

Dyshihet se  një person i është afruar Klevi Bahos, duke i thënë “…Ti je Klevi…? 22-vjeçari është përgjigjur duke i thënë:“…Nuk jam unë…”. Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip “Audi”.

Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale.

Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një “Benz”, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat.

Atentati ndaj Irfan Azizit

Talo Çela (koka e grupit), Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva janë të akuzuar për “Vrasje me paramendim”, të mbetur në tentative kundrejt Irfan Hazizit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA