Dy persona janë arrestuar si pasojë e zjarrvënies së qëllimshme në Gjirokastër.

66-vjeçari A.H., banues në Gjirokastër dhe 67-vjeçari K.Q., banues në fshatin Veliqot janë vënë në pranga, pasi akuzohen se kanë djegur me zjarr sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Dogjën me zjarr sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas.

Shtetasi A. H. dyshohet se më datë 29.07.2024, në vendin e quajtur “Memola”, mbi kodrat e Viroit, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Shtetasi K. Q. dyshohet se më datë 28.07.2024, në fshatin Veliqot, në vendin e quajtur “Brez”, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA