Aktivizohet tjetër vatër zjarri në Shëngjin, favorizohet nga era e fortë. Një banesë u rrezikua të digjet

31/07/2024 17:32

Një tjetër vatër zjarri u aktivizua në anë të rrugës Shëngjin-Velipojë favorizuar nga era e fortë.

Ndërhyrja në kohë e punonjësve të shërbimeve në bashkinë e Lezhës bën të mundur lokalizimin e vatrave të zjarrit duke shpëtuar banesën që ndodhej shumë pranë flakëve të zjarrit.

Po punojnë forca të shumta nga punonjësit e shërbimeve e po ashtu dy zjarrfikëse nga porti i Shëngjinit janë në gatishmëri në këtë zonë që ende vijon të jetë problematike për shkak të erës.

“Për 10 minuta u përhap zjarri. U mundua ta fiknin, por nuk e fiknim dot. Erdhën na ndihmuan. Deshi Zoti shpëtuam, ishallah nuk ka rrezik. Çfarë të bëjmë. Në krahasim me dje situata është qetësuar”, u shprehën dy banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA