Aktivizohet një vatër zjarri në Mokër, ndërhyrja e zjarrfikësve pritet nesër

31/07/2024 22:04

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pleshisht të Mokrës.

Nga flakët është përfshirë një sipërfaqe me shkurre pranë pyjeve.

Mësohet se është nisur nga Pogradeci një ekip i zjarrëfikses së bashku me punonjës të pyjores.

Ndërhyrjen për fikjen e zjarrit pritet ta kryejnë mëngjesin e nesërm pasi sot ekipet nuk favorizohen nga errësira.

Momentalisht nuk paraqitet situatë e vështirë dhe përhapje e shpejtë e flakëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA