Zjarri në Maliq, kryebashkiaku: Flakët janë të mëdha, nuk ndërhyjmë dot. Mund të kemi nevojë për ndërhyrje nga ajri

30/07/2024 19:36

Kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka dhënë detaje për zjarrin në Bode, i cili është përhapur edhe më shumë, për shkak të erës së fortë.

Kryebashkiaku thotë se mund të jetë djegur deri në 100 ha sipërfaqe toke, ndërsa tregon se në flakët e zjarrit forcat e zjarrit nuk mund të ndërhyjnë dot, por vetëm të shmangin përhapjen e tyre.

Më tej ai ka folur edhe për aryset që mund të kenë shkaktuar zjarrin, i cili po vijon tashmë prej disa ditësh.

Topçiu: Nuk mund të japim një sipërfaqe të saktë. Mund të jenë 50, 60 deri në 100 ha pyll, shkurre, zonë e dëmtuar.

Të shpresojmë që të minimizohet sa më shumë dhe me ndërhyrjen e forcave të shumta që janë nga gjithë qarku i Korçës, është ushtria, policia Shërbimi Zjarrfikës, që dua t’i falenderoj.

Edhe pse flakët e zjarrit janë shumë të mëdha nuk mund të ndërhyjmë dot, vetëm t’i kufizojmë në zona të veçanta. Po presim që të ulet edhe intensiteti i erës që e përhap në zona të ndryshme. Jemi këtu të gjithë shpresojmë ta izolojnë edhe pse në çdo rast mund të kemi nevojë për ndërhyrje nga ajri. Nuk mund ta them nëse është zjarr vënie e qëllimshme, mund të jetë edhe aksidentale.

Nga banorë dhe ata që janë në këtë zonë pretendohet që para 4-5 ditësh kur ka rënë shi, mund të ketë pasur edhe një shkëndijë rrufeje e cila mund ta ketë shkaktuar zjarrin që mund të ketë marrë në trungjet e pishave të vjetra dhe nuk i është dhënë rëndësia e duhur.

Para 4-5 ditësh kanë ndërhyrë forcat tona zjarrfikëse, e kanë eliminuar e kanë mbajtur nën kontroll, dita e sotme është për të ardhur keq e cila na ka vënë para faktit të kryer në një situatë shumë të vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA