Zjarr i përmasave të mëdha edhe në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, rrezikohen banesat
30/07/2024 16:50
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Vlorë, në afërsi të fshatit Kaninë, që ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, teksa flakët po përhapen me shpejtësi duke u favorizuar nga era.
Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme, teksa flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe të madhe me bimësi. Gjithashtu në rrezik janë dhe dy banesa që ndodhen pranë zonës.
Terreni malor i ka vështirësuar punën zjarrfikësve të avancojnë në mënyrë që të vënë nën kontroll flakët.
Top Channel