Një tjetër vatër zjarri është ndezur pranë Durrësit, në zonën e Sukthit, me flakët që kanë përfshirë barishte dhe mbeturina.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt kësaj zone në mënyrë që të vendosin nën kontroll situatën dhe për të mos lejuar një përhapje të mundshme të flakëve.
Vetëm më herët gjatë ditës së martë, janë raportuar në Durrës dhe dy zjarre të tjera, një në Spitallë dhe tjetri në rrugën e Fllakës, në drejtim të bregdetit. Këto zjarre, sipas shërbimit zjarrfikës vendor kanë përfshirë kryesisht barishte, hamullore dhe mbeturina.
Përveç pakujdesisë, ka dyshime se disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht për të liruar hapësira kullotash. Megjithatë, deri tani, fatmirësisht nuk janë raportuar dëme të mëdha materiale apo të rrezikohen jetët e njerëzve në territorin e bashkisë Durrës.
Top Channel