Shëngjini po përballet me situatë alarmante këtë të martë.

Forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët, që po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe  në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë dhe rrugën e Ranës së Hedhun.

Qindra mjete zjarrfikëse janë në terren, por flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë në zonë, ndërsa vijon evakuimi i banorëve nga zona.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.

Top Channel