
28/02 20:13
Seanca e jashtëzakonshme e votimit të ministrave të rinj nisi me tensione mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës.
Pasi iu drejtua me fjalë fyese dhe me ulërima, Lindita Nikolla përjashtoi kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin.
Pas përjashtimit të tij nga seanca, ai bllokoi foltoren, i ndjekur nga deputetë të tjerë.
Bardhi: S’të vjen turp, je e paturp. U the të gjithëve ‘jam sëmurë’. Gënjeve Kuvendin, u the ‘ jam sëmurë’. Preke të gjithë sallën. Të shkarkoi si leckë.
Nikolla: Të të vijë turp, të të vijë turp për fjalën që përdor.
Top Channel