Nikolla hedh firmën e fundit si kryetare e Kuvendit, mbledh në orën 17:00 Parlamentin për votimin e ministrave të rinj dhe Spiropalit si pasardhëse

30/07/2024 13:30

Pas dekretit të Presidentit Begaj, ndryshimet në qeveri do të kalojnë në Kuvend, ku kërkojnë 71 vota që ministrat e rij të marrin detyrën.

Pa humbur kohë, Kuvendi pritet që të mblidhet në seancë të posaçme plenare pasditen e sotme në orën 17:00.

Lindita Nikolla hedh firmën e fundit sot si kryetare e Kuvendit, duke i lënë vendin Elisa Spiropalit.

Presidenti Begaj dekretoi sot shkarkimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes, Ervin Metes si ministër i Financave dhe Elisa Spiropalin si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e 3 ministrave të rinj, Ervin Hoxha i Brendshëm, Pirro Vengu i Mbrojtjes, Petrit Malaj i Financave, si edhe emërimin e Ballës si ministër shteti për marrëdhëniet me Parlamentin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA