Kultivonte kanabis dhe e vadiste me ujin e pishëm, vihet në pranga faturisti 61-vjeçar
30/07/2024 13:08
530 bimë kanabis sativa janë asgjësuar në fshatin Bardhorë pranë Kavajës, teksa është vënë në pranga 61-vjeçari me inicialet I.B.
61-vjeçari, me profesionin e faturistit të ujit dyshohet për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike dhe për shpërdorim detyre, pasi u zbulua se bimët vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pishëm.
Nga ana tjetër, policia raporton se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel