“Era çon flakët në drejtime të ndryshme”, prefekti për zjarrin në Maliq: Janë angazhuar shumë forca zjarrfikëse

30/07/2024 19:49

Prefekti Nertil Jole, në një deklaratë për media për zjarrin në Bodë të Maliqit tha se sot në mesditë është shtuar intensiteti i zjarrit, ndërsa janë në përpjekje për shuarjen e flakëve.

Sipas tij, janë angazhuar 30 forca të ushtrisë, ndërsa i janë bashkuar shërbimet e bashkisë Korçë, Devoll, Pogradec dhe Pustec.

Prefekti Nertil Jole: Kemi një situatë të një vatre zjarri, e cila është bërë prezent e para disa ditësh këtu në zonën pyjore Bode.  Kemi mbërritur sot që në mesditë duke qenë se ka pasur një intensitet të shtuar të vatrës së zjarrit dhe jemi në përpjekje maksimale duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet tona në nivel qarku, jo vetëm shërbimet e bashkisë Maliq por janë bashkuar edhe Korçë, Devoll, Pogradec, Pustec.

Kemi angazhuar edhe forcat e Detashmentit të Ushtrisë, janë rreth 30 forca. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm edhe me drejtorin e Përgjithshëm z. Haki Çako, të cilit i kam bërë me dije se do të duhet të konsiderohet ndoshta edhe nevoja për shërbim nga ajri, por duke qenë se edhe në veri, situata paraqitet shumë e agravuar për momentin.

Ndoshta do të vlerësohet në vazhdim se cila do të jetë kjo hapësirë dhe duke shpresuar që ndoshta sot do të bëjmë të mundur izolimin e perimetrit të përhapjes së vatrës së zjarrit me shpresën që nesër do të stabilizohet edhe do kemi një situatë më në kontroll edhe të stabilizuar.  Rreziku i përhapjes deri dje ishte i vogël sot për shkak të erës që e çon në drejtime të ndryshme u shtua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA