Dosja ‘Toyota Yaris’ që arrestoi kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka! Përgjimet që e fundosën, kishte hyrë garant…

30/07/2024 13:42

Detaje të tjera mësohen për dosjen ‘Toyota Yaris’ për të cilën përfundoi nën arrest kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka dhe vijojnë në kërkim Astrit Vladi, Radovan Cela dhe Erjona Daupaj. 

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, transkriptet mbi njerëzit e drejtësisë janë sjellë përmes letërporosisë nga autoritetet belge të cilët kanë kërkuar identifikimin e personazheve të implikuar për të mbyllur çështjen. Avokati Cela dyshohet se shfaqet duke komunikuar me të afërmit e Vladit dhe përmend se si ishin kryer pagesa për të mbyllur dosjen.

Në këtë komunikim përmendet edhe kryeprokurori i Vlorës i cili ka dyshime se kishte hyrë si garant për shkak të njohjes pranë grupit të hetimit të ish prokurorisë së krimeve të rënda.

Bëhet me dije se përpos katër masave hetimet po vazhdojnë, ndërkohë që kryeprokurori i Vlorës Zarka mbas arrestimit është transferuar pranë bllokut të sigurisë ku dhe do të presë masën e sigurisë së caktuar ndaj tij në mungesë.

Gjykata Antikorrupsion nuk e ka caktuar ende datën se kur do të mbahet seanca e masës së sigurisë kurse nesër do të mbahet një mbledhje urgjente në KLP për ta pezulluar nga detyra. Gazetarja Anila Hoxha raporton se për këtë hetim ende nuk ka njoftim zyrtar nga SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA