“T’i jepja 500 euro për respekt”, kush është trafikantja shqiptare pjesë e grupit kriminal, zbardhet përgjimi me ‘kolegun’: O shpirt…

29/07/2024 19:51

Enkeleda Bakalli është e vetmja grua në mesin e anëtarëve të bandës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali.

Emri i saj ka dalë në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në një pjesë të përgjimeve ajo komunikon  me Rexhep Dallupin, të akuzuarin tjetër në lidhje me arrestimin e njërit prej anëtarëve të grupit, Alfred Luli.

Ajo ishte pjesë e grupit kriminal së bashku me bashkëshortin e saj Enver Bakalli.

DALLUPI Rexhep: Më tha vëllai (LULI Gjergji) që kanë marrë një avokat të fuqishëm…he pyetën. sa para do…dhe gjithashtu në Shqipëri angazhuan një avokat të fuqishëm për të biseduar me të dhe më pas e transferuan në Shqipëri pas 6 muajsh por në realitet ende nuk i ka dalë dënimi ai pret të shkoje në gjyq për të marrë dënimin.

BAKALLI Enkeleda: Është e atij o shpirt? E more vesh naj gjë?

DALLUPI Rechep: Jo, nuk kam mundur të takoja askënd… kë duhej të takoja?

BAKALLI Enkeleda: Me vjen keq për të (Alfred LUL) është djalë i mirë, na uli, na bëri.. (e kuptova që na bëri të punojmë).

DALLUPI Rexhep: … Ai është i mirë … të paktën nëse mund të takoja vëllain e tij, (Gjergi LULI) por nuk e kisha numrin e telefonit, t’i jepja 500 euro për t’ia sjellë, vetëm një çështje respekti

BAKALLI Enkeleda: Po po për respekt…por do ja shkruaj një herë të vëllait se mendoj se e kisha akoma në Facebook..

DALLUPI Rexhep: Jo nuk ke pse ti shkruash asgjë vëllait, asgjë fare

BAKALLI Enkeleda: Jo jo, vetëm (e pyes) çfare po bën’.. si je? … kush e di si është … po nuk e sollën në Shqiperi? (Alfredi LULI-n për të vuajtur dënimin në Shqipëri).

DALLUPI Rexhep: Jo asgjë nuk e di kurrë, e kam pas në Facebook, por e kam hequr.

BAKALLI Enkeleda: Por për mua nuk është problem sepse jam grua.

DALLUPI Rexhep: Po edhe ti je e kontrolluar zemër edhe nëse je grua.

BAKALLI Enkeleda: Jam si Xhuli, grua

DALLUPI Rexhep: Xhuli nuk ka pasur numër kontakti etj., por për ta takuar…

BAKALLI Enkeleda: Kush e di se si do te përfundojë tani… por nuk e dërguan në Shqipëri apo e dërguan?

DALLUPI Rexhep: Varet nga dënimi që merr këtu…

BAKALLI Enkeleda: Me vjen keq për të se ka pas edhe një grua të till.. ndoshta shtatzëne), i shkreti për të tjerët do ta marrë dënimin.

SPAK sot shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 11 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti, të cilët kanë furnizuar me kokainë, heroinë dhe hashash tregtarë të shpërndarjes së drogave në disa qytete të Italisë.

Të gjithë të dyshuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe sipas prokurorëve Braniol Lico duhet dënuar me tetë vjet burgim, Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina. Alfred Luli me nga 7 vjet e 4 muaj burgim dhe Alfred Luli, Gjergj luli  Françesko Ceci, Lorik Prengaj, Saimir Prenga dhe Gjergj Zefi me nga 4 vjet e tetë muaj burgim.

Prokurorët i thanë gjykatës se të dyshuarit nga vëzhgimet ambientale rezulton se importuar nga viti 2015- deri në 2017 në total 28 kilogramë kokainë dhe sasi hashashi me një vlerë prej 960 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA