I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin Vukpalaj, arrestohet 43-vjeçari në Malësi të Madhe

29/07/2024 08:46

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Malësi të Madhe për zjarrvënie.

A. Q., 43 vjeç, banues në fshatin Goraj, dyshohet se dy ditë më parë i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”, i cili është përhapur duke përfshirë një pjesë të pyllit të fshatit Vukpalaj.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA