LAJM I FUNDIT/ Vetëdorëzohen dy personat që fshiheshin në banesën në Orosh, pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA Nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë dilema se kush do të zërë vendin e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Ashtu siç edhe Top Channel kishte paralajmëruar një ditë më parë, kryeministri Rama ia ka besuar postin e numrit 2 të shtetit shqiptar, ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.
Në Kongresin socialist Rama njoftoi gjithashtu edhe ndryshimet e tjera në Kuvend dhe grupin parlamentar të PS-së.
Kështu Ermonela Felaj, deri tani nënkryetare e Kuvendit, lë detyrën dhe vendin e saj e zë Bledi Çuçi.
Ish-ministri i Brendshëm që aktualisht drejtonte grupin parlamentar ka marrë kështu pozicionin e dytë më të rëndësishëm në Kuvend.
Ndërkohë në krye të grupit parlamentar, Rama ka vendosur Niko Peleshin, që lë në këtë mënyrë pozicionin e Ministrit të Mbrojtjes.
Kryetar Kuvendi
Ikën Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali
Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla
Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha
Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu
Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj
Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi
Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi
Top Channel