Foto ilustruese

Dy ngjarje të njëpasnjëshme janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Dy makina janë djegur ndërsa 4 minuta më pas një sasi lënde shpërthyese është hedhur pranë derës së një banese. Ngjarjet kanë ndodhur në dy lagje të ndryshme të qytetit.

Makinat “Benz” dhe “BMW” që ishin në pronësi të Erdi Krajës janë djegur rreth orës 03:32 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Ndërsa është hedhur një sasi e vogël plasëse pranë banesës së shtetasit Robert Gera në lagjen “Mark Lula” rreth orës 03:36. Tek banesa nuk ka gjurmë të shpërthimit.

Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën. Policia ka marrë në pyetje dy të rinjtë.

“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA