Aksident i rëndë në aksin Levan-Fier! Motori përplaset me një makinë, një person qëndron i shtrirë në tokë (VIDEO)

28/07/2024 21:51

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Levan-Fier, ku një motor është përplasur me një makinë.

Në pamje shihet se ka dëme të shumta materiale, ndërsa shihet një person i shtrirë në tokë.

Në motor udhëtonin një çift, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur të lënduarve disa persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA