Leonardo Lama, i cili kishte role konkrete në trafikimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar të shtetasve shqiptarë të cilët kanë udhëtuar në mënyrë të paligjshme, mbetet në burg.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëron që Lama, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit.
Për këtë rast të falsifikimi të vizave, janë 37 të akuzuar, mes tyre pesë në kërkim.
Ata u vunë në pranga mëngjesin e 7 qershorit gjatë një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Mes të arrestuarve është edhe një polic. Grupi kriminal ndihmonte qytetarët për kalim të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës dhe Kanadasë me viza false.
Top Channel