Vazhdon problemi me zjarret në qarkun e Shkodrës. Në Malin Kolaj dhe fshatin Rrjoll vijon të jetë një vatër zjarri aktive.
Sipas vlerësimeve paraprake nga ADZM, sipërfaqja e përshkruar nga zjarri është rreth 30 ha.
Në shuarjen e vatrave në këtë zonë morën pjesë 12 punonjës të ADZM, 6 efektivë zjarrfikës me 2 automjete zjarrfikëse, 23 ushtarë dhe 8 persona nga komuniteti.
Momentalisht vatrat e zjarrit po monitorohen nga specialistë të ADZM. Për ditën e nesërme kërkohet mbështetje me 30 efektiv të F.A.
Në Bashkinë Vau Dejës vatra e zjarrit në Malin e Jushit është vënë nen kontroll, gjatë ditës së sotme kanë punuar strukturat e mëposhtme:
-Vau Dejes, 3 mjete dhe 10 efektivë
-Puka, 1 mjet dhe 4 efektiv zjarrfikës.
-Malësia e Madhe 1 mjet dhe 3 efektiv zjarrfikës
Total 5 mjete dhe 17 efektiv zjarrfikës.
Në Bashkinë Malësi e Madhe ka një vater zjarrit aktive në Çodgore, Koplik i Sipërm. Kjo vatër zjarri shtrihet në terren fushor dhe malor, në terrenin fushor është fikur. Pjesa e vatrës aktive në terrenin malor po monitorohet nga efektiv te MZSH dhe specialiste të shërbimit pyjor.
Top Channel