Sahraoui si Leo Messi, “tallet” me skuadrën e Balliut
27/07/2024 17:05
Heerenveen mposhti 5-0 Rayo Vallecanon në një takim miqësor të cilin Ivan Balliu e nisi si titullar për skuadrën spanjolle.
Skuadra e drejtuar nga Robin Van Persie dominoi kundërshtarin, ndërkohë që momenti më i bukur i takimit u regjistrua në minutën e 19′, moment kur u zhbllokua rezultati nga Osame Sahraoui. 23-vjeçari norvegjez me origjinë marokene, dhuroi spektakël në fushë.
Sulmuesi i majtë, i cili vitin e kaluar debutoi me kombëtaren norvegjeze, realizoi një gol të jashtëzakonshëm.
Driblime dehëse kundrejt lojtarëve të Rayos dhe një parabolë që shtangu edhe portierin e ekipit të La Ligas.
Holandezët realizuan edhe 4 herë të tjera në pjesën e dytë, duke vulosur suksesin me “manita”.
Top Channel