Një nga parqet më të bukura natyrore të botës po shkatërrohet nga zjarret në Kanada (fotot)

27/07/2024 17:20

Një nga vendet më të bukura në Kanada është duke u shkatërruar aktualisht nga zjarret e shfaqura papritur në fillim të javës në perëndim të kontinentit amerikan.

Zyrtarët e parkut kombëtar të Jasper thanë se zjarret kanë hyrë në anën jugore dhe zjarrfikësat po përpiqen të mbrojnë infrastrukturën më të rëndësishme.

Demet janë të mëdha teksa kryeministrja e Alberta dukej se mbante lotët në konferencën e shtypit.

Danielle Smith tha: “Ndjenja e humbjes e vetmisë është e madhe, si për ata që jetojnë në qytet, për ata që janë kujdesur për të e për ata që e kanë ndërtuar”.

Zëdhënësi i agjencisë së Parqeve të Kanadasë,  James Eastham tha për gazetarët jashtë qytetit të Jasper se zona është mbushur me tym dhe se ka dëme strukturore.

Ai shtoi se puna e zjarrfikësve fokusohet në mbrojtjen e strukturave të trajtimit të ujit dhe të komunikimeve.

Shumica e tentativave për përmbajtjen e zjarreve janë ndaluar prej rrezikshmërisë së lartë.

Zyrtarja e agjencisë së pyjeve Katie Ellsworth tha: “Intensiteti bëri që ne të reduktojmë numrin e punonjësve të ekspozuar ndaj rrezikut”.

“Parku kombëtar i Jasper është një thesar kombëtar, i shpallur trashëgimi natyrore prej vitit 1984 bashkë me panoramën mahnitëse malore”.

Helikopterë silleshin dje rreth parkut për të parë për persona të mbetur ende në zonë, megjithë largimet e vizitorëve e rezidentëve, shkruan Metro.co.uk.

Më shumë se 100 zjarre po digjen vetëm prej kësaj jave në rajonin kanadez të Alberta, shkaqet e nisjes së të cilëve nuk dihen.

FOTO GALERI
1/4
Një nga vendet më të bukura në Kanada është duke u shkatërruar aktualisht nga zjarret e shfaqura papritur në fillim të javës në perëndim të kontinentit amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA