Mbetën të bllokuar në Alpe, shpëtohen tre alpinistët nga Kosova, nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçarit

27/07/2024 21:13

Është nxjerrë trupi i pajetë i alpinistit nga Kosova që humbi jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

30-vjeçari L. A., humbi jetën pasi  për shkak të terrenit të thepisur dyshohet se ka rënë nga një lartësi,

Ndërkohë tre persona të tjerë, po ashtu me origjinë nga Kosova kanë janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA