Hezbollahu godet me raketa Izraelin, të paktën 11 adoleshentë e të rinj janë vrarë dhe 19 të plagosur

27/07/2024 21:38

Njëmbëdhjetë adoleshentë dhe të rinj janë vrarë dhe 19 janë plagosur pas një sulmi që goditi një fushë futbolli në Golan të pushtuar nga Izraeli, sipas shërbimeve izraelite të emergjencës dhe zëdhënësve ushtarakë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ky ishte sulmi ishte më vdekjeprurës në rajon, që kur marrëdhëniet u përshkallëzuan kur filloi lufta Izrael-Hamas në tetor.

IDF fajësoi Hezbollahun për sulmin, por zëdhënësi i Hezbollahut Mohamad Afif mohoi “ndonjë lidhje me incidentin”. “Të gjitha akuzat janë të rreme”.

Kjo pasoi një sulm izraelit në Liban që vrau katër militantë. Një video tregon turma njerëzish në një fushë futbolli dhe barela që nxitojnë në pritje të ambulancave. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka qenë për vizitë në SHBA, është detyruar të kthehet në shtëpi. Presidenti izraelit Isaac Herzog e quajti incidentin një “katastrofë të tmerrshme dhe tronditëse” dhe tha se “shteti i Izraelit do të mbrojë me vendosmëri qytetarët dhe sovranitetin e tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA