‘Çifti i udhëtimeve’ që ka vizituar 167 vende tregojnë 20 më të preferuarat dhe arsyet për të mos i humbur (fotogaleri

27/07/2024 15:32

Udhëtimet nëpër botë sigurisht që janë zbavitëse por duhet shumë punë kërkimore për të përcaktuar itineratin tënd pa mbetur i zhgënjyer.

Për t’ju kursyer kohë, këtë tentojnë ta bëjnë dyshja amerikane Hudson e Emily që kanë vizituar 167 vende dhe kanë hartuar listën e 20 destinacioneve më të preferueshme, shkruan rrjeti Daily Mail.

Çifti shpërndajnë në rrjet video nga destinacionet që ata vizitojnë dhe shpjegojnë çfarë ka të bukur për secilin vend, në rubrikën e udhëtimeve MailOnline Travel.

Ata thonë se ka një vend afrikan po aq piktoresk sa ishulli ‘Santorini’, dhe një vend aziatik me malet më të bukura, që konkurrojnë ato të Amerikës së Jugut.

Dyshja thotë gjithashtu se Patagonia, rajoni latin që përfshihet si nga Argjentina e Kili, është ndryshe nga çdo vend në botë, dhe se ujëvarat Iguazu në kufirin e Argjentinës e Brazilit, janë nga më të bukurat në botë.

Cifti ne Patagonia

Ata gjithashtu përshkruajnë Buenos Aires si “një qytet i pabesueshëm”.

Çifti udhëtues thotë se Zvicra është një nga vendet më të bukura në botë në tërësinë e saj, ku çdo ekskursion apo udhëtim me tren është mahnitës.

Indonezia është një vend që nuk duhet humbur prej ishujve të saj të mrekullueshëm si Bali e Raja Ampat së bashku me vullkanet spektakolare si mali Bromo.

Ata shtojnë se Islanda është një nga udhëtimet më të thjeshta për të parë vullkanet, ujëvarat e plazhet me rërë të.

Për Shtetet e Bashkuara dyshja tregon se ka bukurinë me të shumëllojshme, teksa përmendin si shembuj malin Denali, Kenionin e Madh, brigjet Nā Pali në Hawai dhe parqet kombëtare të Yosemite e Yellowstone.

Për Maldivet shtetin më të vogël të Azisë, Hudson e Emily thonë: “Mund të zgjedhësh të qëndrosh si në rezortet luksoze ashtu dhe në ishujt ekonomikë vendas, ku bën që apratë e tua të zgjasin sa më shumë”.

Zelanda e re ka malet më të bukura dhe panoramat mahnitëse të fjordeve Milford Sound/Piopiotahi.

Për Omanin ata thonë: “Mund të bësh kamping në shkretëtirë ose të notosh në lumenjtë vadi ku takon disa nga njerëzit më të sjellshëm. Kemi takuar njerëz të mrekullueshëm në vendet që kemi vizituar”, shtojnë ata.

Dyshja thotë më tej se në veri të Pakistanit kanë gjetur malet më të bukura në botë, ashtu si dhe njerëzit më miqësorë.

Për ishujt Sejshell ata thonë se kanë plazhet më të bukura, me dunat madhore të granitit që gjendet në breg të detit.

Ata shtojnë se Kenia ka disa nga udhëtimet më mahnitëse afrikane, plazhe fantastike dhe pamjet impresionuese të malit Kilimanjaro.

Për Italinë çifti thotë: “Historia romake është kudo, ushqimi mrekullueshëm dhe bukuria e liqenit Como, brigjeve të Amalfi dhe maleve Dolomite.’

Polinezia franceze është rajoni gjysmë autonom i Paqësorit me plazhe të mrekullueshme, ku mund të notosh me balenat gungaçe dhe peshqit më ekzotikë, duke qëndruar në viletat e drunjta mbi ujë.

Shkretetira Namib

Ndërsa në Australi ata vlerësonin ekskursionet e zhytjes në brezin koralor dhe takimet me kangurët në brigjet lindore të kontinentit.

Për Tunizinë dyshja rekomandonin rrënojat e lashta, plazhet piktoreske dhe qytezat e ngjashme me ato të ishujve grekë.

Në Japoni dyshja lavdëronin kulturën e rrallë, ushqimin dhe bukurinë natyrore.

Sipas tyre Kirgistani kishte malet më mahnitëse, aty mund të flije në tendat tradicionale ‘jurt’ dhe të njiheshe me gjuetarët e shqiponjave.

Namibianë jug të Afrikës ka shkretëtirat më të bukura, ashtu si dhe njerëzit indigjenë më miqësorë të kontinentit.

Ndërsa ishujt tropikalë Fixhi në jug të paqësorit ofronin zhytjet impresionuese me gjallesat e detit, nga më voglat deri te peshkaqenët buall, shkruan daily Mail.

FOTO GALERI
1/7
Dyhshja ne ujevaren Skogafoss ne Islande

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA