VIDEO/ Rama në Paris për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, kryeministri i Shqipërisë pritet nga Emanuel Macron

26/07/2024 19:10

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Paris, aty ku do të zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike.

Ai u prit nga presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe zonja e tij, të cilët më pas i ftuan brenda sallës ku do të kryhet dhe ceremonia.

“Paris – Pritja e presidentit të Francës, Emanuel Macron. Për liderët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, ku ndan pamjet nga takimi me presidentin francez.

Ceremonia hapëse starton në orën 20:00, së bashku me paradën e flamurëve, me Shqipërinë që do të përfaqësohet në këto Lojëra nga 8 atletë në 4 disiplina (atletikë, not, mundje, qitje me armë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA