Sportisti australian pret gishtin e tij për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të Parisit (fotot)

26/07/2024 16:06

Një sportist australian hokeji ka zgjedhur të gjymtojë një pjesë të gishtit të tij për të konkurruar në Lojrat Olimpike të Parisit.

Matt Dawson kishte thyer një nga gishtat e dorës së djathtë gjatë stërvitjes me skuadrën ne Perth, Australi dy javë më parë, dhe rekuperimi i plotë do të kërkonte disa muaj.

Kështu që 30-vjecari ambicioz gjymtoi në gjysmë gishtin e sëmurë për t’u rikuperuar në kohë për Lojrat Olimike, duke shokuar trajnerin dhe shokët e skuadrës.

Ai pritet të marrë pjesë në ndeshjen e skuadrës së Kookaburras që përballen me Argjentinën të shtunën, vetëm 16 ditë pas plagosjes.

Dawson tha më herët për mediat se thyerja ishte e rëndë aq sa humbi ndjenjat kur pa gushtin e tij në dhomën e zhveshjes.

Megjithëse u paralajmërua nga bashkëshortja të mos bënte gjëra të nxituara, ai zgjodhi gjymtimin e gishtit në mënyrë që koha e rekuperimit të ishte 10 ditë, që të merrte pjesë në olimpiadë.

Kapiteni i skuadrës Aran Zalewski tha se vendimi i kolegut shkaktoi tronditje mes shokëve, por rrjedhimisht ata i dhanë mbështetjen Dawson.

“Ne nuk dinim çfarë të mendonim por u habitën kur ai shkoi në spital për të prerë gishtin e tij pasi të tjerë do të jepnin gjithçka për një pjesë të trupit,” tha ai në konferencën në Paris.

Kjo nuk është hera e parë që Daëson pëson dëmtim të rëndë, teksa thuajse humbi një sy kur u godit nga shkopi i hokejit në lojrat e vitit 2018.

FOTO GALERI
1/3
Megjithëse u paralajmërua nga bashkëshortja të mos bënte gjëra të nxituara, ai zgjodhi gjymtimin e gishtit në mënyrë që koha e rekuperimit të ishte 10 ditë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA