Qëlluan njëri tjetrin me armë për një sipërfaqe toke, detaje nga plagosja e tre kushërinjve në Thumanë, polici pretendon se…

26/07/2024 11:37

Mbrëmjen e djeshme në Thumanë një konflikt mes kushërinjve agravoi deri në të shtëna me armë zjarri, e për pasojë mbetën të plagosur tre persona.

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja, ku sipas gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, është përdorur një kallashnikov dhe arma e shërbimit të policit, Sahit Sela, i cili është edhe një nga të plagosurit, së bashku me Ardian dhe Fatos Selën.

Sherri erdhi si shkak i konflikteve për kufijtë e një sipërfaqeje toke. Tre kushërinjtë ishin takuar fillimisht dje në mëngjes, ku ishin konfliktuar me fjalë dhe me sende të forta. Më pas takimi u përsërit dje në mbrëmje, por këtë herë u përdorën armët.

Punonjësi i policisë Sahit Sela pretendon se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi kanë qenë kusherinjtë e tij ata që kanë qëlluar të parët.

Sahiti u transportua drejt Spitalit të Traumës ditën e djeshme në Tiranë, së bashku me Ardianin, ndërsa Faos Sela u dërgua në spitalin e Laçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA