Gogu: Kuptoj që ky raport që do të paraqes shkurtimisht, është raporti i Komisioni Hetimor, jo i një partie. Ai raporti që dëgjuat është raporti personal i atij zotërisë, i cili me të dyja këmbët shkeli traditën parlamentare, pasi ka shkelur të gjitha rregullat e hetimit. Metodologjia e tyre që gjendej fajtori dhe pastaj provat…
Ky komision ka hetuar në mënyrë të kryqëzuar prova, dëshmitarë dhe një sërë ligjesh e aktesh për të dalë në këto konkluzione.
Ka një ngjarje të veçuar, për të cilën po heton Prokuroria, por Komisioni ka hetuar veprimtarinë 1-vjeçare të të gjitha institucionet që janë të ngarkuara për mbrojtjen e TIMS. Sot që flasim TIMS është funksional dhe tërësisht i mbrojtur.
Në përfundim, nevojitet të shihet kuadri ligjor. Sot do të miratojmë ligjin për Policinë e Shtetit, që i jep kompetencat për të kontrolluar hyrje-daljet në Shqipëri. Ligji i posaçëm që kontrollon kontrollin kufitar është i 2016 dhe nuk ka asnjë parashikim për TIMS. Duhet të paraqitet paketa ligjore. Duhet ta bëjmë me një punë të përbashkët. Ligjit i tretë është ia i 2001 për kontrollin e të dhënave të qendrave, ka nevojë të rishikohet.
Gjetja e dytë, rezultuan problematika në zbatimin e akteve ligjore dhe nën ligjore nga strukturat përkatëse. Duhet të shihet veprimtaria e të gjitha strukturave të Policisë me sistemin TIMS. Aktet nënligjore në fuqi për TIMS duhen rishikuar tërësisht, ku të përfshihen kontrollet dhe të miratohen rregulla dhe llogaridhënie në çdo nivel. Ky hetim konfirmoi problematikën e TIMS në disa drejtime. Këto problematike kërkojnë ndryshime në ligjet përkatëse.
Salianji: Po kuptuat gjë ju, ky ishte jerm. Ka dy muaj në banjo dhe aty ka ngelur. Çfarë tha me gojë, s’e ka me shkrim. Ore, keni ndonjë gjë ndryshe ka raporti jonë kur the që ka pasur ndërhyrje. Pse nuk e çoni raportin në SPAK, pse keni frikë?
Top Channel