Lirohen 11 emigrantë arabë në Malin e Zi, mbaheshin si pengje nën kërcënimin e armëve, u kërkoheshin 50 mijë euro
26/07/2024 16:37
11 emigrantë arabë janë liruar pas një operacioni të kryer nga policia shqiptare në bashkëpunim me policinë malazeze.
Ata mbaheshin si pengje nën kërcënimin e armëve në një territor malor të Malit të Zi nga disa emigrantë të tjerë afganë, të cilët kërkonin 50 mijë euro për t’i liruar.
Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani.
Top Channel