Kolumbia mbyll kufirin për venezuelanët që duan të kthehen të votojnë në zgjedhjet presidenciale (fotot)

26/07/2024 19:06

Ura Atanasio Girardot që është pika kryesore e kalimit kufitar mes Venezuelës e Kolumbisë ishte mbyllur dhe ruajtur me ushtarë sot teksa qeveria e Karakas ka vendosur ndalimin e kalimeve deri më 29 korrik për arsye ‘mbrojtjeje të kufirit’.

Zhvillimi vjen teksa të dielën më 28 korrik Venezuela mban zgjedhjet presidenciale dhe shumë shtetas të saj që jetojnë e punojnë në Kolumbi, tashmë nuk kanë mundësi të kalojnë për të hedhur votën.

“Unë desha të shkoj të votoj, prandaj kam ardhur nga Cali”, thotë Jose Almado për rrjetin AFP, duke shtuar se ka shpenzuar rreth një milionë pesos kolumbianë ($250) për të shkuar në Venezuelë.

Almado i cili kishte udhëtuar në kufi bashkë me familjen e tij ankohet për shpenzimet e humbura dhe faktin se nuk ka asnjë njoftim ose ndihmë për mbylljen e kufirit.

“Unë desha të votoj në vendin tim por këta ushtarë nuk më lënë të kaloj. Kush do të më dëmshpërblejë për shpenzimet e mia. Nuk më lejojnë të bëj atë që desha të bëj, pra të votoj”, shton Almado.

Venezuelania Yvonne Evia, tha se megjithë pengesat e qeverisë kolumbiane, do të gjejë mënyrën për të votuar.

“Nuk është se nuk e prisnim, ata po bëjnë gjithçka për të na ndaluar të kalojmë kufirin, sepse e dinë që do të votojmë kundër regjimit diktatorial në Venezuelë. Por nuk ka rëndësi ne do të gjejmë një mënyrë”, tha gruaja për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/7
Qeveria e Karakas ka vendosur ndalimin e kalimeve deri më 29 korrik për arsye ‘mbrojtjeje të kufirit’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA