Humb jetën alpinisti nga Kosova në zonën e Alpeve! E pamundur ndërhyrja nga ekipi i shpëtimit, kërkohet ndihma e Grupit të Alpinistëve

26/07/2024 18:15
Foto ilustruese

Një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

Incidenti tragjik ka ndodhur në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor, raporton gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, ndaj nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveçse nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Për pasojë është njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova për të nxjerrë trupin. Ndërkohë, Policia e Tropojës ka kërkuar ndërhyrjen me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA