Hoteli më i largët në botë ‘Rifugio Margherita’ ndodhet 5000m në mal dhe kërkon 5 orë ngjitje për ta arritur (fotot)

26/07/2024 15:32

I vendosur 5000 metra lart në faqen e një mali në alpet italiane, Rifugio Margherita është një nga hotelet më të largët në botë, por eksploruesit duhet të jenë të patrembur nga lartësitë e gjithashtu në formë të mirë fizike për të kryer ngjitjen 5-orëshe në këmbë.

I vendosur në majën Punta Gnifetti në masivin malor Monte Rosa, Rifugio Margherita ofron disa nga pamjet më mahnitëse të alpeve italiane.

Vendpushimi është emëruar sipas Mbretëreshës së Margherita e Savoy që e vizitoi një herë në 1893, teksa ofron eksperiencën e rrallë të pushimit për alpinistët dhe eksploruesit e alpeve italiane.

Të arrish në Rifugio Margherita në anën italiane të kufirit me Zvicrën, nuk është diçka e lehtë. Rrugëtimi nis në fakt nga qytetet piktoreske italiane të Alagna Valsesia ose Gressoney.

Prej këtyre pikave alpinistët kalojnë të paktën një natë në strehimet e lartësisë së ulët  për t’u përshtatur me klimën, para nisjes së ngjitjes finale.

Kalimi kryesor drejt hotelit, akullnaja Gnifetti dhe Lys Glacier këkrkojnë aftësi të konsiderueshme teknike ngjitjeje.

Ndërsa vetë hoteli shërben si një pikë rekuperimi për ata që realizojnë ngjitjen e vështirë.

Akomodimet janë të thjeshta dhe ofrojnë shërbim e furnizim për rreth 70 të ftuar.

Vendet e fjetjes janë salla të përbashkëta me krevate të thjeshta, ndërsa rekomandohen pajisjet personale të fjetjes për të qenë më ngrohtë.

Kuzhina është nga pikat më të forta të Rifugio Margherita, me ushqime të pasura me energji, për alpinistët që vijojnë ngjitjen ose nisnin zbritjen e tyre.

Dhe si një destinacion italian, ata shërbejnë gjithashtu dhe pica.

Përveç vendpushimit të alpinistëve Rifugio Margherita është gjithashtu një stacion studimi shkencor për monitorimin e mjedisit e kushteve atmosferike.

Kostot e qëndrimit në hotelin Margherita reflektojnë natyrën e veçantë të vendndodhjes.

Qëndrimi për një natë megjithë kushtet e thjeshta, arrin ne 60 deri në 100 euro per person. Kjo sepse stafi i hotelit duhet të punojë aty për 10 deri në 14 net radhazi, dhe çdo herë duhet të bëjnë rrugëtimin e rrezikshëm për në mal, nganjëherë me mjete ajrore.

Prej kapacitetit t vogël dhe kërkesës së lartë në sezonin e ngjitjeve, rekomandohet rezervizimi i vendeve, shkruan rrjeti britanik The Sun.

FOTO GALERI
1/8
Të arrish në Rifugio Margherita në anën italiane të kufirit me Zvicrën, nuk është diçka e lehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA