Aksident në aksin “Shkodër-Muriqan”, plagoset 17-vjeçari që udhëtonte me motor

26/07/2024 18:36
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin “Shkodër-Muriqan”, ku një 17-vjeçar që po udhëtonte me motor është përplasur me një automjet e si pasojë ka ngelur i dëmtuar.

Policia raporton se i mituri është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës, teksa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M.

Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA