Afrika e Jugut ndalon 95 libianë në kampin e dyshuar ushtarak (fotot)

26/07/2024 18:37

Policia vendase tha se libianët kishin ardhur më viza studimi për t’u trajnuar si roje sigurie, por dyshohet se ata po stërviteshin për ushtarakë.

95 qytetarët me kombësi libiane ishin marrë për t’u pyetur prej dyshimeve se po bënin stërvitje në kampin sekret ushtarak.

Zyrtarët vendas bastisën sot kampin e dyshuar ushtarak që ishte ngritur në një fermë në lumin White River në provincën veriore Mpumalanga.

“Për momentin ne nuk po i arrestojmë por i kemi marrë për t’i pyetur në lidhje me aktivitete të mundshme kriminale”, tha zëdhënësi i policisë Donald Mdhluli.

“Imjanti ka qenë më parë kamp stërvitjeje për një kompani sigurie, por tanimë duket se është kthyer në një bazë ushtarake”, shtoi zyrtari, duke komentuar se pronari është një qytetar afrikano-jugor.

Në pamjet të publikuara në televizionin vendas shihej prezencë e madhe e policisë jashtë kampit të dyshuar, i cili përmbante tenda të gjelbra në stil ushtarak dhe qese rëre në formë barrierash.

Nuk ishte e qartë nëse 95 individët janë të lidhur me ndonjë grup.

Zëdhënësi i policisë Athlenda Mathe shkruante në një postim se libianët kishin ardhur me viza studimi për trajnime si roje qytetare sigurie por hetimet sugjerojnë se kanë marrë trajnim ushtarak, shkruajne mediat.

Libia është ende e ndarë nga konflikti e lufta civile, më shumë se një dekadë nga përmbysja e mbështetur nga NATO e liderit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Zyrtarët afrikano-jugorë shtonin se hetimet vijojnë dhe se “aktualisht nuk ka rrezik për komunitetin”.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët vendas bastisën sot kampin e dyshuar ushtarak që ishte ngritur në një fermë në lumin White River në provincën veriore Mpumalanga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA